TNS-Shkëndija, sonte LIVE në TVM2

08.07.2025 14:49

Shkëndija e Tetovës sonte nis aventurën e saj europiane...

Shkëndija e Tetovës sonte nis aventurën e saj europiane, duke zhvilluar ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës kampione të Uellsit, The New Saints.

The New Saints nuk është një emër i panjohur për Shkëndijën, pasi “kuqezinjtë” me këtë kundërshtarë ishin takuar edhe gjatë vitit 2018-të.

Atë kohë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, Shkëndija fitonte 5:0 falë katër golave të shënuar nga Besart Ibraimi dhe një tjetër goli të shënuar nga Izair Emini, derisa ndeshja e kthimit në Uells, në stadiumin “Park Hall” në Oswestry, ishte mbyllur me fitoren e TNS me shifrat 4:0.

Po në të njëjtin stadium që ka një kapacitet prej 2000 ulëseve do të zhvillohet edhe takimi i sotëm, që do të transmetohet “LIVE” në RTVM.

Ndeshja, TNS – Shkëndija, starton në ora 20:00.