Maqedoni

Raporti i progresit në PE, Siljanovska: Evropa dëshmon deficit demokracie,

08.07.2025 15:20

Kreu shtetëror reagon ndaj përpjekjeve bullgare që me amendament të mohojë identitetin dhe gjuhën maqedonase

Kreu shtetëror reagon ndaj përpjekjeve bullgare që me amendament të mohojë identitetin dhe gjuhën maqedonase në kuadër të raportit të progresit të eurodeputetit austriak, Tomas Vaic, në Parlamentin Evropian. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova thotë se Evropa me shqyrtimin e amendamentit dhe mbështetjen eventuale tregon deficit të demokracisë institucionale.
 
“Nuk jam e shokuar, edhe pse thellësisht jam e dëshpëruar sa i përket natyrës së disa amendamenteve, por edhe nga diskutimet. Nuk jam e shokuar, pasi që në Parlamentin Evropian marrin pjesë edhe përfaqësues të partive të cilat janë kundër vetë Bashkimit Evropian.”, - deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.
 
Mickoski: Amendamenti bullgar s’do të mbështetet
 
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret që amendamenti të mbështetet nga pjesa më e madhe e eurodeputetëve.
 
“Atje ka një numër të madh të deputetëve, të cilët janë anëtarë të Parlamentit Evropian dhe të cilët lajmërohen dhe thonë se nuk do të mbështesin amendamentin, që të fshihen të njëjtat nga raporti. Nuk besoj që edhe raportuesit nën hije do ta mbështesin këtë amendament.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Lidershipi i vendit konsideron se Sofja zyrtare me amendamentet përpiqet të krijojë komb të ri maqedonas, duke i cilësuar si “modern”, e të cilët flasin gjuhë moderne maqedonase.
 
MERAL ISMAILI