Maqedoni
Simovski kundërshton vendimin e gjykatës, metodologjia në përputhje me Eurostat-in
08.07.2025 15:34
Simovski është i dëshpëruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një pjese të metodologjisë, përmes së cilës popullsia u nda në rezidente dhe jorezidente.

Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, është i dëshpëruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një pjese të metodologjisë, përmes së cilës popullsia u nda në rezidente dhe jorezidente. Ai para gjykatës tha se regjistrimi i popullsisë është bërë në përputhje me të gjitha standardet e OKB-së dhe Eurostat-it dhe njëherit vlerëson se ky operacion statistikor po keqpërdoret për qëllime politike.
“Indikativ është precedenti që po e bën Kushtetuesja gjatë miratimit të vendimit me karakter abrogrues, që ka të bëjë me arsyetimin përmbajtësor. As në vendimin dhe as në arsyetimin e gjykatës nuk arrijnë të detektojnë në cilën pjesë tek regjistrimi i popullsisë jorezidente, e cenon ligjshmërinë dhe rregullimin kushtetues, respektivisht nuk është e qartë se ku bazohet vlerësimi.”, - deklaroi ish-drejtori i EShS-së, Apostoll Simovski.
Kohë më parë Gjykata Kushtetuese me shumicë votash shfuqizoi disa dispozita të regjistrimit të popullsisë të kryer në vitin 2021, respektivisht vlerësoi se disa pjesë të shënuara të metodologjisë nuk në janë përputhje me vlerën themelore të rendit kushtetues, sundimin e ligjit, që rregullohet me nenin 8, paragrafi 1, alinea 2. Në arsyetimin e këtij vendimi konstatohet se ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave i ka tejkaluar kompetencat e tij dhe me një akt nënligjor, respektivisht përmes metodologjisë, ai bëri kategorizim të popullsisë rezidente dhe jorezidente, për të cilin kjo gjykatë vlerëson se nuk ka autorizim ligjor. Ky vendim shkaktoi reagime politike, ku kryeministri Mickoski paralajmëroi regjistrim online vitin e ardhshëm, ndërsa koalicioni qeveritar VLEN dorëzoi kallëzime penale ndaj ish- udhëheqësve të Entit, për shkak të dyshimit se mund të jenë të falsifikuara rezultatet e këtij regjistrimi.
REXHEP QAMILI
