Botë
Përmbytjet katastrofike në Teksas, konfirmohen 100 jetë të humbura
08.07.2025 16:19
Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në ShBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100....

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në ShBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100.
Një numër ende i panjohur personash vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Ekipet emergjente vazhdojnë kërkimet nëpër brigjet e lumenjve të mbuluara me baltë, ndonëse shpresat për të gjetur të mbijetuar janë duke u zvogëluar. Kampi “Mistik”, një kamp veror vetëm për vajza, konfirmoi se së paku 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve. Dhjetë vajza të tjera dhe një këshilltar nuk janë gjetur ende. Në Qarkun Kerr, ku edhe ndodhej kampi, vdiqën së paku 84 persona, 56 të rritur dhe 28 fëmijë, pasi lumi Guadalupe u mbush me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbyti zonën.
Rreth 22 të rritur dhe 10 fëmijë nuk janë identifikuar ende, tha policia e qarkut.
