Botë
“Tarifat Tramp”, 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën
08.07.2025 16:46
Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia...

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.
Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.
Ato janë më të ulëta sesa ato që Trampi i paralajmëroi në prill, 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.
Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar. Trampi, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga ShBA-ja.
