Botë

Francë, zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

08.07.2025 17:09

Një zjarr që shpërtheu pranë Marsejës në Francën jugore, në zonën Les Pens-Mirabeau..

Një zjarr që shpërtheu pranë Marsejës në Francën jugore, në zonën Les Pens-Mirabeau, ka çuar në pezullimin e operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marsejë-Provence, tha një zëdhënës i administratës së aeroportit.
 
Asnjë fluturim nuk është bërë që nga mesdita. Disa fluturime janë devijuar për në Nisë, Nimes dhe aeroporte të tjera rajonale, vuri në dukje zëdhënësi.