Botë
Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë
08.07.2025 17:35
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) ka lëshuar të martën fletarrestime për dy liderë të talibanëve në Afganistan...

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) ka lëshuar të martën fletarrestime për dy liderë të talibanëve në Afganistan, përfshirë liderin suprem shpirtëror, Haibatullah Akhundzada, duke i akuzuar për persekutim të grave dhe vajzave.
Gjykata ka thënë se ka arsye të qëndrueshme për të besuar se Akhundzada dhe Abdul Hakim Haqqani, shefi i Drejtësisë i talibanëve, kanë kryer krime kundër njerëzimit përmes persekutimit të vajzave dhe grave mbi baza gjinore, si dhe të personave tjerë që nuk kanë vepruar në linjë me politikat e talibanëvve për gjininë, identitetin gjinor dhe lirinë e shprehjes.
