Botë

ISIS merr kontrollin e plotë të qytetit Ramadi në Irak

15.05.2015 17:36

IS-is pretendon se ka vendosur kontrollin e plotë në qytetin Ramadi në Irak...

Organizata  pretendon se ka vrarë 56 forca të sigurisë në sulmet e ndërmarra në Ramadi të Irakut.
 
Sulmet e ndërmarra nga ISIS në orët e para të mëngjesit në Ramadi kanë humbur jetën 6 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
 
Sipas informacioneve të marra nga burime ushtarake, thuhet se militantët e ISIL kanë rrëmbyer dhe 50 persona nga forcat e sigurisë e më pas i kanë ekzekutuar. Gjithashtu pretendohet se janë plagosur edhe 18 forca të sigurisë.
 
Militantët e ISIL muajin e kaluar patën ndërmarrë operacione në shkallë të gjerë në rajonet veriore të qytetit për të arritur në qendër të Ramadit, ku si pasojë e kësaj edhe forcat e sigurisë për të parandaluar përparimin e militantëve kishte dërguar përforcime në rajon.