Maqedoni

Qeveria shpall gjendje krize 30 ditore për shkak të zjarreve

08.07.2025 18:30

Qeveria ka shpallur gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditësh...

Qeveria ka shpallur gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në gjithë territorin e vendit për shkak të zjarreve që janë paraqitur ditëve të fundit në vend.  Siç bëjnë të ditur nga qeveria, vendimi u mor pas vlerësimeve nga institucionet përgjegjëse për shkak të kompleksitetit të terrenit, temperaturave të larta, erërave të fuqishme, rrezikut ndaj mjedisit jetësor, pronës dhe vetë qytetarëve.
 
“Në mbledhjen e sotme të qeverisë kem i sjellë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e vendit për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ky vendim është sjellë në bazë të mbledhjes së sotme Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e krizave, për shkak të kompleksitetit në teren, temperaturat e larta, erërat e fuqishme dhe rrezikun për ambientin jetësor, pronën dhe sigurinë e qytetarëve. Kjo në teren do të thotë se mundësohet qasje e integruar dhe veprim i koordinuar i të gjitha institucioneve kompetente, armata, policia, njësitë kundër zjarrit, qendra për menaxhim me kriza dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe vetëqeverisja lokale. Do të mobilizohen të gjitha resurset, duke përfshirë ato njerëzore, teknike, logjistike, me të vetmin qëllim përballje me zjarret dhe mbrojtjen e popullsisë. Qeveria do të sigurojë ndihmë urgjente për të gjitha rajonet e prekura, me qëllim pengimin e pasojave më të mëdha...I ftojmë qytetarët që ti respektojnë të gjitha rekomandimet dhe ndalesat, me qëllim që së bashku ta tejkalojmë këtë gjendje.”, u shpreh zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva.