Botë
Netanjahu në takim me Trump, po kërkohen vende për zhvendosjen e palestinezëve
08.07.2025 19:46
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka vizituar SHBA-të, prej ku ka përsëritur qëndrimin kundër krijimit të një shteti palestinez...

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka vizituar SHBA-të, prej ku ka përsëritur qëndrimin kundër krijimit të një shteti palestinez, duke theksuar se Izraeli do ta mbajë gjithmonë nën kontroll mekanizmin e sigurisë në Rripin e Gazës. Ai njëherit ka deklaruar se së bashku me SHBA-të po kërkohen vende që do ti pranojnë palestinezët të cilët do të zhvendosen nga Gaza. Netanjahu po ashtu ka thënë se lufta në Gazë do të përfundojë vetëm nëse Hamas dorëzohet.
“Mendoj se mund të arrijmë paqe midis nesh dhe të gjithë Lindjes së Mesme, nën udhëheqjen e presidentit Trump. Me punë të përbashkët mund të vendosim paqe që do ti përfshijë të gjithë fqinjët tanë. Punojmë ngushtë me SHBA-të, jemi duke kërkuar vende që mund t’u ofrojnë palestinezëve një të ardhme më të mirë.”, u shpreh kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
