Maqedoni
Vajc të përshpejtohet integrimi i RMV-së në BE
08.07.2025 20:25
Është koha ta përshpejtojmë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE...

Është koha ta përshpejtojmë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kështu ka deklaruar raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc, para euro deputetëve ku po diskutohet rreth raportit të tij për vendin. Ai njëherit theksoi se në rrugën e vendit ka pasur pengesa të shumta, përfshi ato bilaterale, prandaj Maqedonia e Veriut ende nuk I ka filluar bisedimet me BE-në.
“Maqedonia, e tani Maqedonia e Veriut ishte udhëheqëse me Slloveninë, çka ndodhi me Maqedoninë e Veriut? Kishte shumë pengesa në rrugë, pengesa historike si dhe pengesa të lidhura me luftërat në të kaluarën Pengesa të lidhura edhe me raportet dypalëshe. Ato duhet të ndërtohen nga të dyja palët. Prandaj formalisht nuk janë filluar bisedimet për anëtarësim me BE-në. Vendi megjithatë i realizoi reformat e kërkuara, u afrua me NATO-n dhe tani kur është aktuale situata gjeo politike, kur duhet të kujdesemi për unitetin, mendoj se është koha që ta përshpejtojmë integrimin e Maqedonisë së Veriut.”, u shpreh raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc.
