Maqedoni
Siguria e Maqedonisë rezikohet nga Gruevski dhe Mijallkov
15.05.2015 18:36
Kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev gjatë publikimit të bombës së 32 deklaroi se pikërisht bisedat e përgjuara...

Kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev gjatë publikimit të bombës së 32 deklaroi se pikërisht bisedat e përgjuara mes zyrtarëve të lartë të VMRO-DPMEN-së janë deshmi për mosdurimin e tyre sidomos ndaj shqiptarëve.
Bazuar në audioxhirimet e pergjuara rolin kryesor në bombën e sotme e ksihin sërisht Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, dhe Ivo Kotevski, duke mos munguar as Kryeministri Nikolla Gruevski.
Zaev publikoi të dhëna edhe për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic maqedonas. Jankullovska dhe Kotevski flasin duke ber plane për ta bërë dramë të vërtetë rastin në fjalë permes televizionit Sitell.
Jankullovska sqaron se është mirë që të merret një psikolog i cili do të konstatoj që gjendja e vajzës është e veshtirë, qan çdo ditë dhe që smund të jep deklarat sepse është e tramatizuar.
Jankullovska sërish ofendon shqiptarët ndërsa Kotevski rrëfen se si maqedonasit dëshirojnë që të gjithë shqiptarët të kenë fatin e njëjtë.
“Rethi i ngusht i pushtetit në krye me Nikolla Gruevskin, nuk ndalen ketu, kjo është edhe më e trishtuar. Rasti ne Gostivar kur gjatë fjalosjes për parking, polici vrau dy qytetare te Gostivarit. Nuk do tju besohet se çfarë do të degjoni. Jankullovska dhe ndihmesi i saj, zedhenesi Ivo Kotevski bëjn kalkulime me vajzën e policit i cili mbaroi në burg, dhe përqëllime të tyre, planifikojn të keqpërdorin vajzën e vogël për ta eksponuar ne media. Këtë do ta bëjë redaktorja e sitellit që punon nen komanden e tyre Sllavica Spasovska. Si ata planifikojnë se çka te raportojnë mediat që janë nën kontrroll te tyre. Dhe si ditën që mbaheshin protesta në Gostivar, Kotevski shpreh deshirë që të sulmohet edhe ndonjë gazetar”, the Zoran Zaev, Lider i LSDM-së
Në disa biseda tjera degjohet jankullovksa duke i thënë Protugjerit se është e lodhur nga shqiptarët dhe nuk mund të ketë bashkëjetesë.“Nuk ka bashkëjetesë me to. Duhet që të pastrojmë me to njëherë e përgjithmonë”.
“Pushteti I Nikolla Gruevskit punon në shkatërrimin e bashkjetesës në shtet. Ky pushtet cdo ditë e gropon dhe rezikon ardhmërin tonë të përbashkët dhe të fëmijeve tonë. Këtë nuk e duan qytetarët e Maqedonisë, të gjithë kanë një problem i cili ka emër dhe mbiemër, ai është Nikolla Gruevski. Aq me tatri mbaroi disa nga aktorët vet u dorhiqën, por nuk mjafton, regjisori i kesa dreame të pergjakshme duhet te largohet, Nikolla Gruevski duhet të ik, nuk ka vend per të në skenën politike”, shtoj Zaev.
Në një bisedë midis Sasho Mijalkovit dhe një bashkëbiseduesit dëgjohet festimi i fitores së VMRO-DPMNE-së me të krisma te shumta. Duke folur për negocimin e Liderit të BDI-së Ali Ahmeti me Grupin e armatosur në Kumanove, Zaev tha që e drejta humane parasheh përfshirjen e çdokujt që mund të shpëtoj një jetë.
SANIJE KASAMI
