Botërori i klubeve, Çelzi finalisti i parë

09.07.2025 11:22

Skuadra angleze e Chelsea...

Skuadra angleze e Chelsea është finalisti i parë i Kupës së botës për klube. Këta në ½ finale me 2:0 i mundën brazilianët e Fluminense. Autor i të dy golave për londinezët ishte braziliani Joao Pedro (18, 56).

Ai te Chelsea është transferuar me 2 korrik, po nga kjo skuadër. Pedro shënoi supergol në minutën e 18-të për 1:0 dhe nuk festoi duke respektuar Fluminensen, skuadrën ku i bëri hapat e parë. 

Chelsea të dielën do të luajë në finale kundër skuadrës më të mirë nga kampioni aktual evropian PSG – Real Madrid e cila në program është sonte në darkë.