Liga e Kampionëve, Shkëndija në Uells luajti pa gola

09.07.2025 11:27

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija...

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija, ka nisur me barazim kampanjën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Skuadra tetovare në transfertë me TNS-në nga Uellsi luajtën pa gola. Ky rezultat është i mirë për përfaqësuesin e vendit në këto gara dhe sa do pak e bënë favorit për ndeshjen e kthimit.

Gjatë 90 minutave të lojës të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar, por rrjetat mbetën të paprekura.

“Besoj se në ndeshjen e kthyese në Shkup, duke dhënë maksimumin dhe duke qenë gjithmoë me këmbë në tokë. Duke menahxuar situatën që do na paritet  me ndihmën e publikut besoj dhe shpresoj se do jemi ne skuadra që do të gezohet e do të kualifikohet me tutje.” – tha trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri.

Ndeshja e kthimit e raundit të parë kualifikues është pas një jave në Shkup, me fillim në ora 20:00. Ndërsa kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka nisur me fitore kampanjën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Egnatia, fitoi 1:0 ndaj Breidablikut të Islandës.

Po ashtu edhe kampioni i Kosovës me fitore nisë këtë fushatë evropiane. Drita e Gjilanit fitoi 1:0 ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange. (Safet Ademi, TVM2)