Një helikopter është përfshirë në shuarjen e zjarrit në Dojran
09.07.2025 11:40
Një helikopter prej sot në mëngjes...

Një helikopter prej sot në mëngjes merr pjesë në shuarjen e zjarrit mbi fshatin Nikoliç në rrethinën e Dojranit, ndërsa një “er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të përfshihet në shuarjen e zjarrit mbi fabrikën “Samokov” në komunën Makedonski Brod.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, pret që këto dy zjarre të rënda të vihen nën kontroll të plotë gjatë ditës.
Herët në mëngjes, siç informoi Angellov, është shuar plotësisht zjarri, që për tre ditë ishte aktiv në atarin e Çuçer Sandevës.
