Maqedoni

Ndërpritet plotësisht komunikacioni drejt Vendkalimit Kufitar Bllacë për shkak të zjarrit

09.07.2025 15:15

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të përhapjes së shpejtë dhe të përsëritur të zjarrit në afërsi të Bllacës...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të përhapjes së shpejtë dhe të përsëritur të zjarrit në afërsi të Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – Vendkalimi Kufitar Bllacë, në të dyja drejtimet. Si pasojë, është mbyllur edhe vetë pika kufitare.
 
MPB bën të ditur se në bashkëpunim me institucionet kompetente po ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit dhe për menaxhimin e situatës.
 
U bëhet thirrje qytetarëve që të mos nisen drejt Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet plotësisht qarkullimi. Publiku do të informohet në kohë për çdo ndryshim të situatës.