Maqedoni
Heqja e referencave identitare maqedonase, Mickoski: Është padrejtësi, do të mobilizohemi
09.07.2025 16:06
Mickoski e cilësoi si padrejtësi vendimin e Parlamentit Evropian për heqjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas

Vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas në raportin e progresit, kryeministri Hristijan Mickoski e cilësoi si padrejtësi. Mickoski tha se kjo padrejtësi nuk është vetëm identitare, por ka edhe dimension socio-ekonomike, e të cilat trashëgohen nga e kaluara, tani në metoda ndryshe, por të njëjta në thelb. Sipas kryeministrit, Bullgaria doli zbuluar në qëllimet e saja të fshehta për të cilat politikanët evropianë kanë qenë të vetëdijshëm. Mickoski paralajmëroi mobilizim politik.
“Ky është manifesti i Krushevës, me të cilin ne duhet vetë të mobilizohemi, të mobilizojmë të gjithë miqtë dhe aleatët, pasi që kjo është betejë për të drejta bazike njerëzore. Ne jemi në anën e vërtetë të historisë, ndërkaq Bullgaria e pamë përgjatë historisë se di ta gabojë anën e vërtetë. Kjo betejë nuk nis dhe as nuk përfundon sot. Maqedonia dhe të gjitha këto peripeci, kushedi sa të jenë tragjike, në vete kanë një dimension të suksesshëm. Tani dhe sot, Evropës mund t’i themi se e vërteta doli në shesh.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski: Me dialog do të gjejmë zgjidhje
Mickoski nuk kurseu nga faji edhe ish-pushtetin për këtë realitet të ri. Kryeministri mohon që bullgarët në Maqedoni të jenë problemi me mospërfshirjen e tyre në Kushtetutë, por mohimi i popullit maqedonas. Megjithatë Mickoski premtoi se s’do të heqë dorë nga rrugëtimi evropian.
“Ne i respektojmë fqinjët tanë dhe kështu do të vazhdojmë edhe më tej edhe atëherë kur t’i kapim në vepra të tilla. Do të përpiqemi nëpërmjet dialogut të gjejmë zgjidhje, por pa na respektuar, nuk do të arrijnë asgjë. Ky është gabimi kyç i fqinjit tonë lindor në raport me ne. Kur do të nisin të na respektojnë, atëherë do të jenë miqtë tanë më të afërt dhe më të mirë. Deri atëherë me ata do të flasim në gjuhën e argumenteve.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski, i vendosur në ruajtjen e qëndrimeve identitare, ndërkaq paralajmëroi bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, partitë e etnive të tjera jomaqedonase, por edhe LSDM-në.
MERAL ISMAILI
