Botë

Nëntë të vdekur pas shembjes së një ure në Indi

09.07.2025 16:33

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën pasi një urë u shemb në shtetin perëndimor indian të Gujarat, raportoi sot NDTV....

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën pasi një urë u shemb në shtetin perëndimor indian të Gujarat, raportoi sot NDTV.
 
Ministri i Shëndetësisë i Gujaratit, Rushikesh Patel, tha se disa automjete ranë në lumin Mahishasgarh kur një pjesë e urës Ghabira u shemb këtë mëngjes.
 
Ministri shtoi se ura është ndërtuar në vitin 1985.
 
Anil Dameliya, një zyrtar i lartë, u tha gazetarëve se të paktën nëntë trupa ishin gjetur dhe pesë të tjerë ishin plagosur. Operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar, shtoi ai.