Maqedoni
QMK: Nëntë zjarre aktive në vend, katër nën kontroll
10.07.2025 11:33
Sipas raportit të fundit të mëngjesit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK)...

Sipas raportit të fundit të mëngjesit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në territorin e Maqedonisë së Veriut janë aktive 9 zjarre, 4 prej tyre janë nën kontroll, ndërsa një është lokalizuar.
Presidentja e shtetit, në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza, ka nënshkruar vendimin për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës për ndihmë në shuarjen e zjarreve. Ushtria është vendosur në pikat kritike pas shpalljes së gjendjes së krizës nga ana e Qeverisë.
Në Kërçovë, është gjetur trupi i pajetë i një personi, viktima e dytë nga zjarret në vend.
Në Shkup, pjesa më e madhe e tymit vinte nga Vizbegova, ku shpërtheu zjarr në një depo për hekur të vjetër. Në shuarje janë përfshirë aeroplanë dhe helikopterë, ndërsa banorët janë evakuuar. Ka pasur konflikt fizik gjatë arrestimit të pronarit të deponisë.
Situata është kritike në rajonin e Nikolicit, ku zjarri ka përfshirë rreth 300 hektarë pyll. Ka kërcënim edhe për serrat dhe shtëpitë në Dojran për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve nga era.
