Futboll
Van Gaal vendos, Januzaj mbetet ne United
15.05.2015 18:47
Adnan Januzaj do të vazhdojë me Manchester Unitedin, ani pse afati kalimtar po afrohet, dhe pritej largimi i tij nga gjiganti anglez...

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, ka ndryshuar mendjen për futbollistin kosovar.
"Nuk ka qenë vit i artë për mesfushorin e Belgjikës, por do të shërbejë si përvojë që të punojë më shumë për sezonin e ardhshëm. Do të ishte qesharake nëse lëviz në këtë fazë të hershme të karrierës së tij. Qesharak do të ishte edhe United nëse do ta lironte", shkruan "Esobfc".
Mediumet angleze kanë raportuar kohët e fundit se Januzaj mund të largohet nga Manchester United në drejtim të ndonjë skuadre tjetër më e vogël për të fituar përvojë.
