Botë
Lindja e Mesme, Hamasi pranon të lirojë 10 pengje
10.07.2025 16:16
Hamasi njoftoi se kanë rënë dakord të lirojnë dhjetë pengje gjatë negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës....

Hamasi njoftoi se kanë rënë dakord të lirojnë dhjetë pengje gjatë negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës. Këtë javë në rajonin e Lindjes së Mesme udhëton i dërguari i posaçëm Uitkof, me qëllim vazhdimin e dialogut mes Izraelit dhe Hamasit dhe vendosjen e një armëpushimi 60-ditor. Presidenti i ShBA-së dhe kryeministri izraelit u takuan dy herë brenda dy ditëve në Shtëpinë e Bardhë. Netanjahu tha se ai dhe Trampi kanë një qëllim të përbashkët.
“Në realizimin e këtij qëllimi të përbashkët kemi strategji dhe taktikë të përbashkët. Kjo nuk përfshin presion, as imponim. Ka bashkëpunim të plotë. Presidenti Tramp dëshiron një marrëveshje, por jo me çdo kusht. Izraeli ka kërkesa për siguri dhe çështje të tjera. Dhe po punojmë së bashku që ta arrijmë këtë.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit tha se e mbështet paqen me palestinezët, por se çdo shtet i ardhshëm i pavarur palestinez, sipas tij, përbën rrezik për sigurinë dhe mund të shndërrohet në një platformë për shkatërrimin e Izraelit.
BELINDA KOKA ADEMI
