Maqedoni

Zjarret janë vënë nën kontroll

11.07.2025 11:18

Situata me zjarret është vënë nën kontroll....

Situata me zjarret është vënë nën kontroll. Aktualisht janë aktive 7 zjarre në territorin e vendit, ndërsa 27 zjarre që kishin shpërthyer në disa lokacione janë shuar.
 
Ende digjet në Komunën Çuçer Sandevë, mes fshatrave Bllacë dhe Gornjani, në Komunën e Prilepit ka zjarr në pyll të përzier mbi fshatin Beshisht, në Komunën e Makedonski Brodit ka zjarr mes fshatrave Creshnovë dhe Lokvicë, ndërsa në fshatin Krapë digjet pyll me shkurre të ulëta.
 
Po ashtu, është ende aktiv edhe zjarri në fshatin Nikoliç të Dojranit, ka zjarr edhe në Komunën Çashkë nën Soluska Glava, si dhe në Tetovë pranë pompës së benzinës.
 
Nën kontroll po mbahen zjarret mes fshatrave Ramen dhe Kovçe, në fshatin Slatinë të Makedonski Brodit, si dhe në rajonin e Dellçevës.