Maqedoni

Përmes mesazheve SMS drejtuar qytetarëve po testohet sistemi për informim masiv në situata krize

11.07.2025 11:21

QMK informon se janë dërguar mesazhe testuese te qytetarët me qëllim të verifikimit të mundësisë për njoftim masiv në rast të ndonjë situate krize....

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se janë dërguar mesazhe testuese te qytetarët me qëllim të verifikimit të mundësisë për njoftim masiv në rast të ndonjë situate krize.
 
Ky sistem mundëson dërgimin e mesazheve urgjente te të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile që ndodhen në një zonë të caktuar gjeografike, pa marrë parasysh se cilin operator mobil përdorin. Qëllimi është informimi dhe alarmimi i shpejtë dhe efikas i popullatës në rast të zjarreve, përmbytjeve, tërmeteve, dukurive të rrezikshme atmosferike apo situatave të tjera të krizës, thonë nga QMK.
 
Shtojnë gjithashtu se Qendra ka për obligim ta zbatojë këtë sistem dhe tashmë kanë filluar aktivitetet për përgatitjen e një studimi fizibiliteti.