Zhgënjejnë Rabotniçki dhe Sileksi, Vardari mundi amatorët e San Marinos

11.07.2025 11:27

Ka një thënie popullore e cila thotë:- “Dita e mirë duket nga mëngjesi”..

Ka një thënie popullore e  cila thotë:- “Dita e mirë duket nga mëngjesi”, e nëse kjo do jetë realitet atëherë skuadrave vendore që përfaqësojnë vendin në arenën evropiane atëherë në këtë verë nuk ju shkruhet mirë. Përveç Vardarit, i cili  arsyetoi epitetin e favoritit kundër gjysmë amatorëve  në shtëpi në kualifikueset e Ligës së Konferencës, dy  skuadrat tjera përfaqësuese në këtë komptecion  Rabotniçki dhe Sileks, pësuan humbje bindëse në terren të huaj në Malit të Zi  gjegjësisht në terren asnjë anës në Hungari nga bjellorusët. 
 
Vardari në  terren vendas  me 3:0 mundi gjysmë amatorët e La Floritas edhe pse një pjesën e parë kishin një paraqitje anemike e në pjesën e dytë, ia dolën të shënojnë tre gola, për të pasur një udhëtim të rehatshëm për në San Marino. 
Ndryshe ka katë Rabotniçki e Sileksi, e kanë nisur në mënyrë zhgënjyese aventurën në Ligën e Konferencës. Rabotniçki në terren neutral u mund  nga Torpedo BelAZ 0:3. Kjo ishte ndeshja e parë për “romantikët” në Evropë edhe atë pas plotë 7 viteve mungesë në arenën ndërkombëtare. 
 
Sileksi  në Tuz u mund nga skuadra shqiptare  përfaqësuese e Malit të Zi, Deçiç 0:2.  Kjo ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e zhvilluar në stadiumin në Tuz, që mban emrin Besa Arena. Skuadra e katërt që përfaqëson vendin Shkëndija ka barazuar 0-0 në Uells, në ndeshjen e parë  eliminatore të Ligës së Kampionëve përballë TNS-së. Pavarësisht humbjeve dhe barazimit, tri skuadrat e vendit Shkëndija, Rabotniçki dhe Sileksi do të tentojë gjithçka për gjithçka, në duelet e kthimit që luhen javën  ardhshme në Shkup. (Gazetar: Safet Ademi)