Kampionati Evropian i femrave 2025, Xhemaili dërgon Zvicrën në çerekfinale

11.07.2025 11:29

Grupi A i Kampionatit Evropian të Femrave përfundoi mbrëmjen e kaluar me Zvicrën vend organizator...

Grupi A i Kampionatit Evropian të Femrave përfundoi mbrëmjen e kaluar me Zvicrën vend organizator, por në fund festoi kalimin në çerekfinale së bashku me Norvegjinë. Një gol i Riola Xhemaili-t e shpëton Zvicrën nga eliminimi nga Kampionati Evropian i Femrave 2025, duke e dërguar Finlandën në në shtëpi pasi kishin kaluar më parë në epërsi me një penallti. Xhemaili, në lojë hyri në minutën e 82-të. 
 
Zvicra për herë të parë është kualifikuar në çerekfinale të Evropianit. Në ndeshjen tjetër të grupit, një Norvegji me shumë zëvendësuese në fushë u përball me Islandën duke marrë një fitore 4-3. Gaupset dhe Leonhardsen-Maanum ishin yjet e mbrëmjes, duke shënuar nga dy gola. 
 
Norvegjia tani do të përballet me ekipin e vendit të dytë në Grupin B, ndërsa Zvicra do të përballet me ekipin e vendit të parë. Nga grupi “B” në ¼ e finales janë kualifikuar Spanja dhe Italia, ndërsa Suedia e Gjermania nga grupi “C”. (Gazetar: Safet Ademi)