NBA – transferime, Uiliams dhe Booker vazhduan kontratat
11.07.2025 11:31
Jalen Williams ka vazhduar kontratën e tij me kampionët e ri në NBA Oklahoma City për pesë vite të tjera....

Jalen Williams ka vazhduar kontratën e tij me kampionët e ri në NBA Oklahoma City për pesë vite të tjera, ndërsa Devin Booker edhe për dy vite vazhdoi bashkëpunimin me Phoenix Suns. Kontrata e Williams, arrinë shifrën e 245 mln euro për 5 vjet, ndërsa ajo e Booker arrin në 124 mln euro, transmeton ESPN.
24 vjeçari Williams, ka një mesatare prej 21,6 kosha për ndeshje. Williams, në 2012-tën, ishte zgjedhja e 12-të, në përzgjedhjen e NBA-së. Ai sivjet u dallua në ndeshjet e mbiluajtjes me Indianën.
Booker (28), i cili katër herë ishte pjesë e ekipit All-Star dhe ka dy tituj kampion olimpik me SHBA-në, në fanellën e Phoenix Suns luan që nga viti 2015. 28 vjeçari Booker, në shtatë sezonet e fundit ka një mesatare prej më shumë se 25 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)
