Maqedoni
Një burrë nga Tetova është privuar nga liria pasi kishte ndezur zjarr në një arë në Tetovë
11.07.2025 11:34
Pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë e arrestuan S.S. (74) nga fshati Mala Reçicë, Tetovë....

Më 10.07.2025, rreth orës 21:00, pranë një pompe karburanti në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë e arrestuan S.S. (74) nga fshati Mala Reçicë, Tetovë.
Rreth orës 20:00, ai ishte duke kryer punë bujqësore në një arë të tijën në Tetovë dhe kishte ndezur në tre vende bar të thatë dhe mbeturina.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe e ka arrestuar S.S., ndërsa zjarri është shuar nga zjarrfikësit e TPPE Tetovë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
