Ekonomi

Zona teknologjike industriale në Shkup, investim i ri i kompanisë turke “Çagataj Kabllo”

11.07.2025 14:54

Ka nisur ndërtimi i kapaciteteve të reja të kompanisë turke “Çagataj Kabllo” në Zonën Teknologjike Industriale Shkup 1...

Ka nisur ndërtimi i kapaciteteve të reja të kompanisë turke “Çagataj Kabllo” në Zonën Teknologjike Industriale Shkup 1. Investimi kap vlerën prej 6 milionë eurosh dhe pritet të hapë rreth 200 vende të reja pune duke e rritur numrin e të punësuarve në 500 persona. Kryetari I këshillit drejtues të kësaj ndërmarrjeje ka bërë të ditur se kapacitetet e reja rriten për dyfish më shumë dhe do të përfitojnë 10 mijë metra katrorë sipërfaqe.
 
“Me këtë investim të ri planifikojmë që sipërfaqja e përgjithshme e mbyllur e fabrikës 17 mijë metra katrorë, ndërsa numri i të punësuarve të rritet në 500. Njëherësh me investimet shtesë prej 6 milionë eurosh, jo vetëm që e rrisim aftësinë tonë prodhuese, por edhe vlerën tonë në rajon dhe botë. Miqësinë dhe përkrahjen që e morëm në Maqedoninë e Veriut gjithmonë kanë qenë motiv për ne.”, - deklaroi kryetari i Këshillit Drejtues i “Çagataj Kabllo”, Ahmet Qorollu.
 
Investimet e huaja ndikojnë në zhvillimin ekonomik, theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski, sipas të cilit qëllimi është që Maqedonia të jetë vend i mundësive.
 
“Ne nuk presim investime, ne i kërkojmë, i përkrahim dhe i meritojmë. Ne nuk flasim për mundësi, por i krijojmë ato. Ne thërrasim në ndryshime dhe i realizojmë ndryshimet e tilla. Dita e sotme është edhe një konfirmim se po ecim para, secili objekt i këtillë është dëshmi se kemi kapacitet.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Hritstijan Mickoski.
 
Ky investim do të nënkuptojë zhvillimin e teknologjive dhe paraqet mundësi për zhvillim profesional, u tha me këtë rast. Njëherësh u paralajmërua se javën e ardhshme do të vendoset një gurthemel i një investimi të ri të huaj në vend në qytetin e Shtipit. 
 
ABIBE QAILI