Maqedoni
Minçev: Ligjet e reja synojnë administratë më efikase
11.07.2025 15:24
Pakoja e re e ligjeve tashmë të miratuara për reformë në administratën publike do të mundësojë administratë më cilësore...

Pakoja e re e ligjeve tashmë të miratuara për reformë në administratën publike do të mundësojë administratë më cilësore, efikase dhe në shërbim të plotë të qytetarëve. Kështu u shpreh ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, sipas të cilit, të tre ligjet paraqesin kthesë dhe moment historik. Ai vlerëson se ato janë pikënisje e mirë për ta reformuar administratën në përputhje me rekomandimet dhe kushtet evropiane. Minçevi thotë se zbatimin e tyre në praktik, do të vendoset rend njëherë e përgjithmonë me punësimet partiake, avancimet e pamerituara dhe njëherit do të mundësojnë edhe trajnim të vazhdueshëm profesional të të punësuarve.
“Qëllimi i fundit është që të gjithë të jenë në funksion të sistemit, respektivisht të qytetarëve, ku të gjithë janë mjaftueshëm të edukuar, të trajnuar profesionalisht dhe njëherit të kyçur në të gjithë procesin po shpresoj se shërbimet administrative ndaj qytetarëve do të përmirësohen. Të mos kemi dilema, reformat nuk mund të ndodhin brenda natës, pasi që do të duhet të ndryshohet edhe mentaliteti i administratorëve, të rritet profesionalizmi, e këtë gjë e bëjmë pikërisht me këto ligje, pasi që po i rrisim kriteret për të punësuarit e rinj për të cilët shpresojmë se do të japin maksimumin e tyre.”, - deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
Këto ligje nuk janë vetëm teknike, por janë bazë për ta evropizuar administratën publike konform rekomandimeve dhe kushteve të BE-së. Në këtë drejtim, Minçevi tha se këto ligje do të fillojnë të zbatohen nga viti i ardhshëm, ndërsa paralajmëroi pako të re të ligjeve, ku çdo administrator do të duhet të marrë pagë, sipas parimit mundi i njëjtë, pagë e njëjtë.
“Ligjet të cilët Kuvendi dje i miratoi hapën rrugën për atë që do të vijojë. Tani do të vazhdojmë më masa më thelbësore dhe më konkrete ku sot e paralajmëroi pakon e re të ligjeve për reformë të administratës, siç janë ligji për pozita të larta drejtuese, ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore dhe ligji për krijimin e sistemit të Pagave në Sektorin Publik. Këto ligje do të sjellin strukturë, stabilitet dhe parashikueshmëri shtesë në menaxhimin e administratës publike. Ato do të sigurojnë llogaridhënie më të madhe të stafit drejtues dhe do të sigurojnë një sistem të drejtë pagash, bazuar në parimin – mundi i njëjtë, paga e njëjtë.”, - theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.
Minçev njëherësh tha se Këshilli Inspektues do të tejkalojë nën kompetencat e Ministrisë së Administratës Publike ku njëherësh planifikohen të anulohen pozicionet drejtuese në mbikëqyrjen inspektuese, me të cilën shteti do të kursejë rreth 255 mijë euro në vit.
REXHEP QAMILI
