Maqedoni

Çair, është sulmuar fizikisht kryetarja e Shkupit, Arsovska

11.07.2025 15:58

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska është sulmuar fizikisht në komunën e Çairit nga persona të panjohur...

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska është sulmuar fizikisht në komunën e Çairit nga persona të panjohur. Ajo është sulmuar gjatë kontrollit të ndërtimeve pa leje. Pas sulmit, ajo dërgua në spitalin “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin, por Arsovska është ankuar se nuk është reaguar siç duhet ndaj sulmuesit. 
 
“Në vendngjarje një nga personat që vlerësoj se personalisht është i prekur nga ndërtimi që ka kryerës të njohur, përkatësisht kryhet në pronë të njohur, edhe pse dy herë ka pasur evidencë zyrtare nga MPBja, më është thënë se nuk është vepruar pasi për të vepruar ndaj atij që e realizon këtë ndërtim pa leje nevojitet urdhër nga prokurori publik, edhe pse është kapur në mes të kryerjes së veprës penale. Personi filloi me sulme verbale e më pas më sulmoi fizikisht. Kishte në vendngjarje pjestarë të MPB-së, të cilët u afruan dhe me fjalë të buta e larguan pak dhe ai vazhdoi të kanoset edhe ndaj meje, edhe ndaj këshilltarëve, duke i sulmuar verbalisht, ndërsa u mundua t’i sulmojë edhe fizikisht. Nuk di se çfarë të them, përveç asaj se në këtë shtet nuk funksionon asgjë. Më sulmoi fizikisht, më goditi, më shkelmoi para syve të MPB-së. Kërcënime të ulëta me dhunim ndaj meje, ndaj familjes, para syve dhe veshëve të zyrtarëve të MPB-së. Në vend që të arrestohet, menjëherë i lejuan gjysmë ore të paraqitet te miqt dhe t’u tregojë se çfarë do të më bëjë mua familjes time, fëmijës tim. Nuk di si të ua shpjegoj, personat zyrtarë që ishin me ne, pjesa më e madhe e të cilëve ishin gra, me fjalët më fyese, të cilat nuk mund t’i them para opinionit iu drejtohej dhe tentonte t’i sulmojë, së bashku me 10 njerëz të tjerë që u mblodhën këtu në grup, duke hedhur karrige dhe duke i pështyrë. Edhe pse kishte 10 policë në territor të caktuar te ne në qytet, nuk kanë kurrfarë ndikimi dhe nuk mundën as të veprojnë.”, - deklaroi  kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.