Maqedoni
LSDM dënon ashpër sulmin fizik ndaj Arsovskës
11.07.2025 16:50
LSDM e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe zyrtarët komunalë....

LSDM e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe zyrtarët komunalë.
“Ky sulm brutal është pasojë e frikës dhe mosrespektimit të ligjit që po e krijon kjo qeveri. Ky sulm zbulon edhe një dëshmi se kur flitet për priminalitet, kur flitet për keqpërodrim, institucionet nuk ju mbrojnë, por ju lënë në mëshirën e dhunuesve. Me javë të tëra qytetarët shohin se si zbulohen skandale, ndërtime pa leje, kyçje, keqpërdorime milionëshe, por në vend që hetimet të përfundojnë me pastrimin e krimit, përfunduan me kërcënim. Në vend që institucionet t’i dënojnë kriminelët, ata heshtën. Në vend që policia t’i mbrojë qytetarët dhe drejtësinë, lejoi që kjo të ndodhë. Sulmi i këtillë është turp për qytetarët, si dhe porosi te të gjith qytetarët se nëse flasin për kriminalitet dhe padrejtësi do të heshten me forcë.”, - deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
