Maqedoni
MPB e konfirmoi sulmin ndaj Arsovskës
11.07.2025 17:17
Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar sulmin fizik ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska....

Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar sulmin fizik ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.
Nga MPB informojnë se “Më 11 korrik 2025 në ora 12:15 nga ana e A.J. në SPB - Shkup është njoftuar se gjatë kryerjes së obligimeve të punës në rrugën “Kumbara”, është sulmuar fizikisht kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, dhe më tepër persona kanë bërë kanosje verbale. E njëjta nuk ka dashur ta paraqesë rastin dhe është nisur drejt spitalit “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore.”, informojnë nga MPB.
