Maqedoni
Parashikimi i motit
12.07.2025 11:30
Sot na pret mot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale...

Sot na pret mot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 9 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të ngjiten prej 26 deri në 36 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperaturat do të lëvizin nga minimumi 12 deri në maksimumin 35 gradë Celsius.
