Botë
Mijra emigrant në det në Azi, Indonezia dhe Tajlanda bëjnë gati kampet e pritjes
16.05.2015 12:18
Qindra emigrantë ilegalë Rohingya nga Mijanmari kanë mbërritur në Indonezi dhe Tajlandë derisa vendet aziatike...

Qindra emigrantë ilegalë Rohingya nga Mijanmari kanë mbërritur në Indonezi dhe Tajlandë derisa vendet aziatike po shtojnë thirrjet për një përgjigje të koordinuar në Azinë Juglindore ndaj krizës së trafikimit të qenieve njerëzore.
Aktivistët vlerësojnë deri në 8,000 emigrantëve mund të jetë në det në Azinë Juglindore. Të gjithë të shpëtuarit tregojnë historinë e tmerrit se si kontrabandistët i braktisin ata në det, dhe për kushtet e tmerrshme në anije, ku përballen për ditë të tëra me urinë dhe vdekjen.
Kriza humanitare i dha një goditje policisë tajlandeze që po dështon të kapë kontrabandistët dhe të përballet me numrin e shtuar të emigrantëve që cdo ditë e më tepër po përballem me vdekjen në det.
Vetëm mëngjesin e sotëm u shpëtuan të paktën 797 persona nga një peshkatar në provincën Aceh në bregun lindor të ishullit Sumatra.
Një anije e mbingarkuar është fundosur dhe peshkatari lokalë u doli në ndihmë njerëzve që u hodhën nga varkat në det. Të mbijetuarit tregojnë se pas gati dy muajsh në det , anija u braktis nga ekuipazhi dhe ata u detyruan madje të notojnë për orë të tëra para se të shpëtonin.
Por askush nuk e di nëse janë shpëtuar të gjithë njerëzit që gjendeshin në anije. Të paktën 61 fëmijë u transportuan në breg nga peshkatarët indonezianët. Gati 600 emigrantë janë tashmë të strehuar në Aceh.
Në Tajlandë, marina zbuloi 106 Rohingya në një ishull në brigjet e provincës Phang Na , por ishte e paqartë nëse anija e tyre kishte pasur probleme ose ishin braktisur nga trafikantët.
Ka më shumë se një milion Rohingya që jetojnë në shtetin Mianmar por qeveria këmbëngul se ata janë emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi. Madje Mianmari kërcënon se do të bojkotojë një samit të planifikuar për këtë cështje më 29 maj.
MIGENA GORENCA
