Maqedoni
Sulmi ndaj Arsovskës, Mickoski: Institucionet të zbardhin rastin
12.07.2025 14:00
Mickoski ka ftuar institucionet që të zbardhin pretendimet e kryetares së Shkupit se është sulmuar fizikisht para syve të policisë gjatë inspektimit në terren....

Pretendimet e kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovska se është sulmuar gjatë inspektimit të objekteve në ndërtim të zbardhen nga institucionet, fton kryeministri Hristijan Mickoski, i cili zgjedh të jetë i përmbajtur rreth ngjarjes.
“Shteti ka institucione. Unë i ftoj institucionet të veprojnë ndaj rastit. Ndërkaq sa i përket kryetares së Shkupit, shumë gjëra janë thënë dhe nuk kam çfarë të shtoj.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski
Arsovska është shprehur se gjatë inspektimit të një objekti në Çair, është sulmuar fillimisht verbalisht dhe më pas fizikisht para syve të policisë. Nga ministria e brendshme në dijeni të rastit I cili është paraqitur, por jo nga vetë Arsovska, e cila ka zgjedhur të shkoj në spital për ndihmë.
MPB: Masë kujdesi 24-orësh ndaj Arsovskës
Ministria e brendshme ka vendosur masën e kujdesit 24 orësh ndaj Arsovskës, duke hedhur poshtë pretendimet e saj se policia nuk reagon në rastet që kanë të bëjnë me të.
“Kryetarja e Qytetit të Shkupit gjatë ditës do të kontaktohet nga shërbimet përkatëse për t’u koordinuar aktivitet e saj duke u bazuar në masat për siguri personale. MPB mbetet e përkushtuar në sigurimin e mbrojtjes së qytetarëve pa marrë parasysh statusit të tyre shoqëror dhe institucional. Njoftojmë se policia ka ndaluar personat të cilët janë përmendur se janë të përfshirë në ngjarje.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Madje ministri i brendshëm Pançe Toshkovski mohon që ngjarja të ketë ndodhur në sytë e policisë.
“Në përputhje me informacionet që kam kontakt fizik midis një burri dhe kryetares së komunës ka pasur. Se ky kontakt fizik ka ndodhur në sytë e policëve, absolutisht është gënjeshtër.”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
LSDM: Toshkovski të dorëhiqet
Socialdemokratët kanë kërkuar dorëheqjen e Toshkovskit, sipas tyre për mos reagim gjatë ngjarjes së djeshme.
“Ngjarja e djeshme është porosi deri tek çdo gjykatës, çdo prokuror, administrator ose qytetarë që të mos prek krimin e pushtetit. Kjo është porosi se cilido që të zbulojë krimet do të jetë i radhës.”, u shpreh zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Arsovska është shprehur se do të vazhdojë inspektimet. Ndërkaq, kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka dënuar rastin duke u distancuar sikurse ai por edhe komuna nga ngjarja.
MERALE ISMAILI
