Maqedoni
Ndryshon ligji për mbrojtjen e shëndetit, Fondi do të mbulon 6 përpjekje in-vitro
12.07.2025 14:20
Gjashtë fekondime in-vitro falas do të jenë të mundura për qytetarët në vend...

Gjashtë fekondime in-vitro falas do të jenë të mundura për qytetarët në vend të tre si më pare informoi drejtori i Fondit Shëndetëor, Sasho Klekovski. Sipas tij bëhet fjalë për disa ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit të Popullsisë, të cilat u miratuan në Kuvend më 10 korrik, me iniciativën e një grupi deputetësh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin.
“Ndryshimi i parë është se Fertilizimi Bioasistues, ose i quajtur popullor in-vitro, bëhet pjesë integrale e paketës bazë të kujdesit shëndetësor. Numri i përpjekjeve për in-vitro po rritet. Ndryshimi i tretë është se ato janë të përjashtuara nga pjesëmarrja për trajtimet in-vitro, e përsëris, këto trajtime janë falas. Janë bërë disa ndryshime edhe në Fond, kemi shkurtuar periudhën e pritjes për miratimin e dokumenteve nga tre muaj në dy javë. Ky është një reduktim i rëndësishëm, kemi një komision dy herë në javë që do të miratojë kërkesat për in-vitro. Po ashtu është bërë edhe reduktimi i administratës dhe futja e digjitalizimit, komunikimi me aplikantët është digjitalizuar dhe që tani e tutje ata do ta marrin kuponin në mënyrë digjitale. Deri tani, e merrnin me postë dhe më parë humbiste.”, u shpreh drejtori i Fondit Shëndetëor, Sasho Klekovski.
Vitin e kaluar kishte 1,495 kërkesa për in-vitro, dhe në tetë qendrat në vend ku janë të disponueshme u kryen 1,108 ndërhyrje, kryesisht për fëmijët e parë. Drejtori Klekovski njoftoi gjithashtu se do të krijohet një bankë e materialit riprodhues në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.
Nga fondi shëndetësor njoftuan se për trajtim jashtë vendit, Komisioni i Shkallës së Dytë nuk do të jetë më kontrollues i vendimeve të Komisionit të Shkallës së Parë në lidhje me kërkesat. Procedurat do të monitorohen nga Komisioni i Shkallës së Parë, dhe Komisioni i Shkallës së Dytë do të trajtojë vetëm ankesat.
“Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Shkallës së Parë, do të jetë e mundur të shkohet për trajtim jashtë vendit. Procedurat e ankimimit nuk do të zgjidhen në Ministrinë e Shëndetësisë, por në Komisionin Shtetëror, sepse Ministria nuk ka kapacitet për t'u përgjigjur kaq shpejt. Përgjigjet ndaj ankesave janë vonuar me muaj. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe të gjitha procedurat do të transferohen nga Ministria në Komision.”, u shpreh Klekovski.
Drejtori i Fondit gjithashtu tha se në përputhje me kërkesat e BE-së, ka filluar procesi i barazimit të të drejtave të shtetasve të huaj me qëndrim të rregulluar në vend dhe sigurimi që ata të kenë sigurim shëndetësor shtetëror. Hapi tjetër është ndryshimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm.
VLORA LATIFI TOPOJANI
