Maqedoni

Raportet Shkup – Sofje, Mickoski: Veprimet bullgare sikurse ato ruse

12.07.2025 14:59

Tonet kritike nga Shkupi zyrtar drejtuar Sofjes kanë vazhduar...

Tonet kritike nga Shkupi zyrtar drejtuar Sofjes kanë vazhduar, pas reagimeve të autoriteteve bullgare se Maqedonia e Veriut po krijon klimë negative në rrugën e saj eurointegruese. Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret ndonjë porosi ndryshe nga fqiu lindor, ndërkaq veprimet e tyre për mohim të gjuhës dhe identitetit maqedonas i vendosi në një paralele me qëllimet ruse në Ukrainë, duke e paralajmëruar edhe Evropën.
 
“Qëllimi i politikanëve bullgar nuk dallon nga ai rus në Ukrainë, e kjo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas dhe një inxhinjering identitar, I cili më së paku duhet të ndodh në shekullin 21, në një vend anëtarë të BE-së. Mirë që tani të gjithë e dinë se cili është qëllimi përfundimtar, e që nuk është përfshirja në kushtetutë e disa qindra qytetarëve maqedonas. Qëllimi është më I thellë dhe më i rrezikshëm edhe për Evropën. Edhe BE po humb nga imazhi i saj dhe nuk e di se deri kur do të ketë durim ndaj fqinjit tonë lindor.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Përplasjet Shkup - Sofje nisën pas shlyerjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit në Parlamentin Evropian. Ministri i jashtëm bullgar Georg Georgiev e quajti kryeministrin Mickoski maqedono verior, për të vijuar gjuha pezhorative e kryeministrit ndaj Georgiev. I gjithë komunikimi në distancë kulmoi me reagimin e kryeministrit bullgar Rosen Zheljaskov, i cili kërkoi nga Mickoski të gjejë formë për kërkimin e faljes.
 
MERAL ISMAILI