Botë

IS vret 23 civilë, mes tyre gra edhe fëmijë

16.05.2015 12:21

Grupi militant shteti islamik ka vrarë 23 persona, zyrtarë qeveritarë dhe familjet e tyre, në gjakftohtësi nën qiell të hapur në Palmyra bëjnë të ditur grupeve që monitorojnë situatën atje...

Trupat e IS-it tani janë brenda një kilometri të një zone të trashegimisë botërore, dhe ekziston frika se ata do e shkatërrojnë atë pasi njëjtë kanë vepruar edhe me zonat arkeologjike të Nimrudit dhe Hatrës.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se Siria duket se nuk do të ketë paqe para se ai të përfundoi mandatin presidencial në fillim të vitit 2017, ndërsa e ka konfirmuar qëndrimin e tij se ky konflikt nuk ka “zgjidhje ushtarake”.

Zyrtarët irakianë ndërkohë kanë bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik  kanë ngritur flamurin e tyre të zi në ndërtesën kryesore qeveritare në Ramadi, kryeqytetin e provincës Anbar.

Në këtë kompleks ndodhen selia e policisë dhe zyra e guvernatorit. Kryengritësit kanë sulmuar Ramadin mbrëmë , duke përdorur makina bomba, për të arritur qendrën e qytetit. Policia irakiane ka thënë më herët se dhjetë policë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në sulme.

Kryetari i Ramadit, Dalaf al-Kubaisi, ka thënë se militantët kanë marrë edhe pjesë të tjera të qytetit.Ramadi ndodhet rreth 110 kilometra larg Bagdadit dhe ka qenë kryesisht nën kontrollin e qeverisë.

ERSAN PAJAZITI