Maqedoni
Në pikën kufitare “Bogorodicë”, nuk ka pritje të gjata për në Greqi
12.07.2025 15:41
Në pikën kufitare në Bogorodicë nuk ka mjaftë pritje nga udhëtarët për hyrje dhe dalje nga shteti....

Në pikën kufitare në Bogorodicë nuk ka mjaftë pritje nga udhëtarët për hyrje dhe dalje nga shteti. Për dalje nga vendi ynë pritet 10 deri në 15 minuta për në Greqi. Autoritetet raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit, për në Greqi kufirin e kanë kaluar 24 mijë e 425 udhëtarë, ndërsa për hyrje në vend kishte 14 mijë 470 udhëtarë. Më shumë dominojnë shtetasit e huaj nga Serbia, që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë.
“E dëshiroj shumë këtë rrugë për në Greqi.”, tha një udhëtar.
“Është rrugë më e afërt për në Greqi ndaj dhe vijmë këndej.”, u shpreh një udhëtar.
“Rruga më e mirë dhe njerëzit më të mirë.”, tha një udhëtar.
“Sepse jeni më të mirët dhe ndjehem mirë kur jam në Maqedoni, sidomos nëpër pikat kufitare s’kemi problem aspak, nuk ka pritje të gjata.”, u shpreh një udhëtar.
Gjatë rasteve kur ka pritje të mëdha për dalje nga RMV për në Greqinë fqinje aktivizohen edhe dy sportele kontrolli në pikën kufitare “Bogorodicë“ kjo bëhet gjatë periudhës së verës që mos të bëhet rrëmujë dhe pritje e gjatë për udhëtarët.
VLORA LATIFI TOPOJANI
