Maqedoni
Marrëdhëniet Maqedoni e Veriut – Shqipëri, presidentja Siljanovska pret presidentin Begaj
12.07.2025 16:23
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, do të jetë sot nikoqire e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj...

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, do të jetë sot nikoqire e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tone.
Takimi zyrtar mes dy krerëve të shtetit do të zhvillohet në vilën “Biljana” në Ohër, ku është paraparë një takim dhe drekë pune mes dy presidentëve.
Në orët e pasdites, Presidentja Siljanovska-Davkova dhe Presidenti Begaj do të vizitojnë disa nga artizanatet kulturore dhe historike të qytetit të Ohrit, ndërsa në mbrëmje pritet të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit ndërkombëtar “Vera e Ohrit”.
FITORE ISTREFI
