Botë

Rusia kryen sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

12.07.2025 17:07

Rusia i ka shënjestruar sërish qytetet ukrainase me një valë sulmesh me dronë dhe raketa...

Rusia i ka shënjestruar sërish qytetet ukrainase me një valë sulmesh me dronë dhe raketa, duke lënë të vrarë të paktën dy persona dhe duke i plagosur 10 të tjerë, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
 
Forca ajrore ukrainase ka thënë se i ka rrëzuar 319 prej 597 dronëve dhe 26 prej 27 raketave të nisura nga forcat ushtarake ruse.
 
Sulmet e reja ajrore kanë ardhur teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të bëjë një “deklaratë të madhe” për Rusinë më 14 korrik. Prej kur e ka nisur mandatin, Trump synon t’i japë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.