Maqedoni

Dibër: Vazhdojnë me sukses projektet infrastrukturore

16.05.2015 12:26

“Kush punon hesht kush nuk punon flet”, është motoja e kryetarit të komunësa së Dibrës të treguar në realizimin e punimeve të shëtitores së Dibrës...

“Kush punon hesht kush nuk punon flet”, është motoja e kryetarit të komunësa së Dibrës të treguar në realizimin e punimeve të shëtitores së Dibrës e cila  shkon sipas dinamikes së paraparë, por në këtë aktivitet u dëshmua edhe solidariteti I sipërmarësve të cilët punimet janë duke I realizuar në mënyrë vullnetare. 
 
Në projektin e pushtetit vendor të kaluar ishin paraparë një milion e gjysëm euro për ndërtimin e shëtitores , ndërsa, sipas njeriut të parë të dibrës Ruzhdi Lata,   ky projekt mund të mbarojë me gjysëm milioni euro 
 
Pas rregullimit te shetitores per qytetarët dibranë,  Lata njoftoi se  do të vazhdon me rregullimin e trotuareve nga ish objekti I Qilimares deri tek rruga qe vazhdon per Shqiperi.
 
Ky vit për pushtetin vendor mund të shpallet si viti më I sukseshëm në ndërtimin e infrastrukturës dibrane.
 
Pas ndërtimit të  trotuarit të rrugës së liqenit,  me 670 mije euro,  sanohet ujesjellësi i ujit për pije, rregullimi i shëtitores dhe ndërtimi i objektit të gjimnazit të Dibrës i cili për nxënësit  do të hapet më 1 shtator.
 
ATLI DEMA