Maqedoni
Sot mot me diell dhe i ngrohtë, temperaturat deri në 38°C
13.07.2025 11:17
Sipas njoftimit të fundit nga Enti Hidrometeorologjik, sot në vend pritet mot me diell dhe i ngrohtë...

Sipas njoftimit të fundit nga Enti Hidrometeorologjik, sot në vend pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 19°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 38°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla dhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë rreth 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38°C.
Enti Hidrometeorologjik bën të ditur se në ditët në vijim do të vijojë periudha e motit të qëndrueshëm, me diell dhe të nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare.
