Maqedoni
Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në Prilep
13.07.2025 11:32
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Prilepit, ku një burrë i armatosur vrau dy persona...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Prilepit, ku një burrë i armatosur vrau dy persona, mes të cilëve edhe një fëmijë të mitur, e më pas kreu vetëvrasje.
Sipas informacioneve të para, autori i dyshuar, që ishte dajë i njërës prej viktimave, ka hyrë në shtëpinë e familjes në lagjen Toçila dhe ka hapur zjarr. Policia është përballur me një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme, pasi autori ka qenë i armatosur dhe, sipas raportimeve, mbante një granatë në dorë. Ai ka shtënë edhe drejt forcave policore.
Pas disa orësh drame me pengje, njësitë speciale kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar autorin, i cili në fund ka vrarë veten.
Policia ka kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa priten detaje zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me motivet e kësaj tragjedie të rëndë.
