Botë

Tarifat Tramp, BE-ja dhe Meksika kundërshtojnë tarifat 30%

13.07.2025 12:50

BE dhe Meksika kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump...

Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore prej 30% për importet nga këto dy partnerë tregtarë, duke filluar nga 1 gushti.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi “kundërmasa proporcionale” nëse do të jetë e nevojshme, ndërsa Meksika e quajti këtë një “marrëveshje të padrejtë” dhe theksoi se sovraniteti i saj “nuk negociohet kurrë”. Të dyja palët thanë se janë të gatshme të vazhdojnë negociatat me SHBA-në. 
 
Von der Leyen tha se BE-ja mbetet e përkushtuar për të arritur një marrëveshje para 1 gushtit. “Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat evropiane,” shtoi ajo.
 
Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi veprimin e Trump si “tërësisht të papranueshëm”, ndërsa kërkoi që BE-ja të përshpejtojë përgatitjen për kundërmasa. Mirëpo, Trump paralajmëroi se nëse Meksika apo BE-ja hakmerren duke vendosur tarifa ndaj mallrave amerikane, ai do të rrisë më tej taksat doganore përtej nivelit 30%.