Maqedoni
Tragjedi në Prilep, vrau nipin me djalin e tij dhe veten
13.07.2025 14:14
Vrasje e trefishtë ka tronditur Prilepin....

Vrasje e trefishtë ka tronditur Prilepin. Babai 43 vjeç dhe djali i tij 13 vjeçar janë vrarë në shtëpinë e dajës 62 vjeç në qendër të qytetit. Tragjedia është rezultat i mosmarrëveshjeve të thella pronësore familjare, që ka kulmuar me vetëvrasje të dorasit 62 vjeçar. Ai para shumë viteve i ka dhënë në pronësi shtëpinë nipit por që marrëdhëniet e tyre për shumë vite kanë qenë të përkeqësuara. Policia ka ndërhyrë në mesnatë pasi ka marrë informacion se në shtëpi ndodhen babai me djalin.
“Është kryer kontroll në shtëpinë e P.GJ, por asnjë nuk e ka hapur derën. Me urdhër të prokurorit publik, shërbimet policore me përdorimin e fuqisë e kanë hapur derën dhe kur kanë hyrë në shtëpi, një person ka hedhur bombë drejt tyre, e cila ka nisur të tymoj, por nuk ka eksploduar. Pasi policët kanë dalë nga shtëpia, është shtënë ndaj tyre, me çrast policët janë kundërpërgjigjur me armë zjarri drejt shtëpisë.”, u shpreh zëdhënësja e SPB Manastir, Sanja Stamatova.
Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të trupave dhe mbledhjen e të gjitha dëshmive.
“Armë dhe municion janë gjetur në vendin e tragjedisë. Ato do të jenë dëshmi për ekspertizën e mëtejme. Hetimet mbi rastin vazhdojnë.”, thonë nga prokuroria.
Në terren kanë ndërhyrë edhe forcat speciale tigrat, te cilët një orë pas mesnate kanë hyrë në shtëpi dhe kanë gjetur tre trupat e pajetë. Vrasësi i trefishtë, motivet e vrasjes i ka lënë gjurmë edhe në rrjetet sociale duke vënë në pikëpyetje edhe gjendjen e tij emocionale.
MERAL ISMAILI
