Maqedoni
Inagurohet një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër, Zekolli: Një ndër projektet më të rëndësishme
13.07.2025 14:44
Është inauguruar një pjesë e autostradës Kërçovë–Ohër nga tuneli i Vërbanit deri në vendbanimin Botun në gjatësi prej 20 km....

Është inauguruar një pjesë e autostradës Kërçovë–Ohër nga tuneli i Vërbanit deri në vendbanimin Botun në gjatësi prej 20 km. Sipas zëvendës ministers së Trasportit Kaltrina Zekolli Shaqiri ky është një hap I madh në ndërtimin e korridorit 8, një ndër korridoret më të rëndësishme të vendit, që lidh RMV-në me Shqipërinë.
“Ky nuk është vetëm një projekt i përfunduar ky është një hap i madh në ndërtimin e një prej korridoreve më të rëndësishme të vendit tonë, korridori 8, që lidh RMV-në me vendet fqinje dhe pozicionon vendin tonë si një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Autostrada Kërçovë-Ohër është një pjesë kyçe e korridorit 8 së bashku me segmentet Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Kërçovë. Sot me vënien në funksion të kësaj pjese të këtij segmenti jemi një hap më afër përfundimit të një prej projekteve më të rëndësishme për vendin tonë.”, u shpreh zëvendës ministrja e Trasportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
Mickoski: Atë që e premtojmë e realizojmë
“Çdo metër i kësaj autostrade është ndërtuar me punë të palodhur, por edhe me një vullnet të qartë për përparim, një vullnet për t'i dhënë fund dështimeve të së kaluarës dhe ne nuk po ndalemi këtu. Vitin tjetër, autostrada Kërçovë-Ohër do të përfundojë plotësisht dhe do të vihet në funksion dhe kjo nuk do të jetë një fitore e rastësishme, por një sukses i planifikuar si rezultat i një pune të vështirë dhe të përgjegjshme të përditshme. Sot, nga këtu, nga Preseka Pesoçini, ne dërgojmë një mesazh: do ta përfundojmë autostradën, do t'i përfundojmë ndryshimet, do ta përfundojmë punën që ka pritur prej kohësh, një qeveri të vërtetë, dhe kjo është ajo që po udhëheq koalicioni VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin VLEN, dhe partinë politike ZNAM. Ne nuk premtojmë shumë, por atë që premtojmë, e realizojmë.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Gjatësia e përgjithshme e autostradës është 57 kilometra. Vlera e autostradës Kërçovë-Ohër që po ndërtohet 10 vite, është 589 milionë euro sipas Aneksit nr. 3 të marrëveshjes.
VLORA LATIFI TOPOJANI
