Kulturë
Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup, sonte mbahet premiera e shfaqjes “E vërteta”
13.07.2025 16:06
Premiera e shfaqjes “E vërteta” do të mbahet më 13 korrik të dielën në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit”....

Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup është në prag të premierës së shfaqjes “E vërteta” – komedi e njohur e autorit Florian Zerell në regji të Besfort Idrizit që do të mbahet më 13 korrik të dielën në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit”.
“Jemi më se të ngazëllyer sepse jemi në prag të premierës tone, bëhet fjalë për shfaqjen “E vërteta”, komedia “E vërteta” nga Autori i njohur francez Florian Zeller në regji të Besfort Idrizit, të cilin tekst pra e ka përkthyer nga origjinali në frëngjisht z. Eqrem Bashaj. Është tashmë një komedi e njohur, një tekst që vëndohet gjithandej nëpër skenë, nëpër mbarë botën dhe ja që ku kemi fatin edhe ne edhe publiku këtë shfaqje ta shohë edhe në skenën e teatrit tone – Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj.”, u shpreh drejtoresha e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj, Zarije Jonuzi Çeliku.
Çfarë presim nga Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në të ardhmen?
“Ne sapo të mbarojmë me këtë premiere, e duke e pasur edhe të nesërmen reprizën e pare, pastaj pason ai boshllëku I pushimeve si çdo kund sepse edhe publiku pakësohet e njerëzit janë në pushime gjithandej kështu që me të njëjtin avaz do të vazhdojmë edhe në shtator duke vazhduar ta shfaqim edhe këtë shfaqje në repertorin tone – në repertorin e mbrëmjes por njëkohësisht do të fillojmë me organizmin e shfaqjeve për fëmijë – shfaqjet që I kemi edhe njëkohësisht edhe shfaqen e re që do ta përgatisim. Në shtator dhe tetor në planin tone është të fillojmë me shfaqjen me kukulla nga Ezopi dhe La Fonte në regji të Dragan Doblevit dmth do të sjellim një shfaqje për një grupmoshë që janë parashkollorët, ato në çerdhe dhe besoj se do të ketë shumë interes – presim shkollat, çerdhet, etj.”, u shpreh Çeliku.
Po ashtu shfaqja është ftuar të marrë pjesë në Festivalin e teatrit Shqiptar në Dibër, në muajin shtator, kështu duke shënuar edhe fillimin e rrugëtimit të saj drejt publikut të gjerë.
AZDREN ÇELIKU
