Rajon

Takimi Kurti – Hanrahan, Kosova, partnere e besueshme e SHBA-së

13.07.2025 16:18

Kurti është takuar në mbrëmjen e së shtunës me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan në Prishtinë...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e së shtunës me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan në Prishtinë, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet biletarale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit.
 
Sipas një komunikate të lëshuar nga Kryeministria, palët kanë diskutuar në një darkë pune edhe për zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimin rajonal dhe raportet me Serbinë.
 
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i palëkundur për vendin tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre”, është cituar të ketë thënë Kurti sipas komunikatës.
 
Para vizitës në Kosovë, Hanrahan ka realizuar vizita në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, dhe është zyrtari më i lartë që ka vizituar rajonin e Ballkanit prej administratës së re amerikane.