Maqedoni

Kumanovë, dyqani i suvenireve, një thesar i qytetit

13.07.2025 16:45

Tash e disa muaj në qendër të qytetit të Kumanovës mjaft atraktiv me produktet e ndryshme të krijuara nga duart e Zejtarëve është i ashtuquajturi “Dyqan Suveniresh i Qytetit”....

Tash e disa muaj në qendër të qytetit të Kumanovës mjaft atraktiv me produktet e ndryshme të krijuara nga duart e Zejtarëve është i ashtuquajturi “Dyqan Suveniresh i Qytetit”. Ky dyqan është hapur nga Oda Rajonale e Zejtarëve dhe me ndihmën e Komunës së Kumanovës. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Komunës së Kumanovës, me shumicë votash u votuan një sërë kërkesash në favor të Odës Rajonale të Zejtarëve me çka do t’i vihen në dispozicion hapësira për përdorim – duke u përmbushur kështu me dinjitet një nga kërkesat tona kryesore, thonë nga Oda Rajonale e Zejtarëve. Zejtarët do të kenë hapësira të veta, Komuna do të ofrojë subvencione për zejtarët dhe në periudhën në vijim do të organizohet një Panair për ndërmarrjet e vogla.

“Një falenderim deri tek gjithë këshilltarët komunal kryetarja e këshillit si dhe kryetari i komunës që votuan kërkesat tona, dhe që për herë të parë në Kumanovë hapëm një dyqan suveniresh që përfaqëson gjitha etnitetet dhe që të gjithë Zejtarët tradicional ti bijnë produktet e tyre këtu”, u shpreh kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV, Agron Fazliji.
 
Fazliji thotë se janë të shumtë qytetarët por edhe turistët që e vizitojnë këtë vend atraktiv me punime të shumë llojshme e interesante që përfaqësojnë ngjyrat etnike e fetare të qytetit tonë.
 
“Fatmirësisht  ne jemi të habitur se po na vizitojnë dhe kemi turistë nga vendet e huaja të cilët hyjn për të pare dhe marrë suvenire, shenja të identitetit tonë, kështu që ne si Odë në të ardhmen do ti stimulojmë të gjithë Zejtarët dhe Artizanët që punojnë punë dore të bëjnë produkte dhe të njejtatr ti ekspozojnë në Dyqanin e Suvenireve që të jemi sa më representativë, ta prezantojmë sa më shumë qytetin tonë dhe njëkohësishtë edhe Zejtarët dhe Artizanët të kenë benifite nga puna e tyre”, shtoi mes tjerash, Agron Fazliji.
 
Ndryshe siç na njoftoi Agron Fazliji, në rajonin e Kumanovës aktualisht veprojnë rreth 800 zejtarë.
 
FATLUM AQIFI